Disa turistë shkuan për të vizituar Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut për të parë natyrën e mbuluar nga kafshët e egra.
Megjithatë rastësisht gjatë rrugëtimit të tyre ata hasën në një meç interesant të cilin rrallë kush do të mund t’a shihte e të përjetonte diçka të tillë, përcjellë Klan Kosova.
Këta turist hasën në dy luanë duke u ndeshur me një antilopë shumë afër makinave të tyre.
Andaj në këto foto shihen kur shoferët kapën momentet e ndeshjes së luanëve dhe antilopës, për fat të keq kjo e fundit u godit brutalisht e për të ngordhur menjëherë, përderisa njëri nga luanët u godit fort në kurrizin e tij.
Më poshtë do të shihni disa imazhe interesante të atyre momenteve të cilat i kapën ngasësit e veturave krejt rastësisht.