Maggie, një qenushe australiane që mund të jetë si qeni më i vjetër në botë ka ngordhur.
Këtë e ka konfirmuar pronari i tij, Brian McLaren nga Victoria.
“Ajo ishte 30 vjeçare, ajo ishte mirë me shëndet, ajo akoma ecte dhe bënte lëvizjet e ndryshme ditore dhe luante me macet” ka thënë ai për The Weekly Times duke shtuar se qeni kishte filluar të përkeqësohej dy ditë më pare, tranmseton Klan Kosova.
Në moshën 30 vjeçare, Maggie ishte mbi 200 vjeçare në vitet e njeriut, dhe një konkurrent për të qenë qeni më I vjetër në botë.
Maggie nuk u cilësua si “qeni më i vjetër në botë” por McLaren kishte humbur dokumentet origjinale të qenit të tij, që do të thotë se mosha e saj nuk mund të verifikohej, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarisht, titulli i qenit më të vjetër në botë ende i takon Bluey, një qen asutralian nga Rochester në Victoria, e cila arriti të jetë 29 vjeç dhe pesë muaj.
Sipas Librit të Rekordeve të Guinness, pronari i tij e bleu atë si një qenush në vitin 1910 dhe ai u rrit për të punuar në mesin e deleve dhe gjedhëve derisa ai kishte ngordhur në muajin nëntor të vitti 1939.
Qentë zakonisht jetojnë mes tetë dhe 15 vjet.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.