Asnjë ndryshim nuk pati as në seancën e 30 prillit.
I vetëdijshëm për rezultatin, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, pati vetëm një kërkesë për rivalë politik. Për të arritur 57 e famshëm në fakt i duheshin edhe dy vota të tjera.
Me vonesë për votim arriti Valon Ramadani i Vetëvendosjes. Ndërkaq mungoi edhe Veton Berisha i pakicave.
Kështu që Albulena Haxhiu mori vetëm 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenime.
Krejt çfarë paralajmëroi të bëjë partia e parë deri në seancën e ardhshme është të shpresoj.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi shprehu në drejtim të qytetarëve për talljen që sic tha ai po e bënë Lëvizja Vetëvendosje. E për këtë pari pati tri porosi.
Për LDK-në, Kuvendi është shndërruar në një cirk me insistimin për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryeparlamentare.
Episodi i radhës i serialit “Konstituimi i Kuvendit” u caktua për të enjtën në orën 10.
Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=PrOFRr8Zw1g
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.