E ardhmja e Vinícius Júnior mbetet ende e paqartë, pasi negociatat për rinovimin e kontratës me Real Madridin nuk kanë përfunduar.
Sipas raportimeve nga Spanja, klubi madrilen do të rikthehet në bisedime pas përfundimit të Botërorit, por nëse nuk arrihet marrëveshje, mund të shqyrtohet edhe shitja e lojtarit, transmeton Klankosova.tv.
Braziliani ka kontratë deri në vitin 2027, por ende nuk ka dhënë përgjigje përfundimtare për rinovim, duke lënë të hapur disa skenarë për të ardhmen e tij.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.