Leximi për vetëm gjashtë minuta në ditë mund të përmirësojë mirëqenien, thotë një ekspert.
Jeta moderne është e ngarkuar dhe të qenit i lidhur vazhdimisht përmes telefonave inteligjentë po ndikon në shëndetin tonë mendor. Hulumtimi, i porositur nga revista The People's Friend, zbuloi se një në 10 britanikë ka vetëm një orë relaksim në javë.
Megjithatë, 78 për qind e pjesëmarrësve ndihen më pak të stresuar pas një kohe të caktuar. Një zgjidhje e thjeshtë është të gjesh një libër të mirë.
“Kërkimet tregojnë se leximi për vetëm gjashtë minuta në dite mund të ketë efekt dramatik në mirëqenien e njerëzve”, tha ekspertja e mirëqenies mendore, Lucy Beresford.
Teksa lexoni librin, ju mund të reduktoni stresin, relaksoni muskujt dhe tensionin, madje ka edhe shumë efekte pozitive për shëndetin mendor.
Statistikat mbështesin pretendimin e Lucy me 69 për qind të pjesëmarrësve që ndihen më mirë pas leximit. Pavarësisht përfitimeve, gati dy të tretat preferojnë kohën para ekranit sesa librat tradicionalë. Mbi një e treta e britanikëve fillojnë një libër, për të mos e përfunduar kurrë, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.