A i evitoni shkallët dhe largoheni nga macja e zezë ?
Apo jeni tejet racional që të besoni në “të thënat e plakave“ ?
Cfardo qofshin qëndrimet tuaja për besëtytnitë, origjina e tyre është mjaft interesante, dhe mund të shihni disa nga me të cuditshmet, transmeton Klan Kosova.
1.Do të mbeteni gjithmonë të rinj, nëse mbani degë të lisit
Në Britaninë Antike, femrat kanë mbajtur me vete në xhepat e tyre degët e lisit, në mënyrë që të dukeshin të reja. Sipas Richard Webster tek “Enciklopedia e besëtytnive” pema e lisit besohet të ketë shmangur sëmundjet dhe rritë jetëgjatësinë.
2. Mos hani lulelakër nëse dëshironi të keni fëmijë
Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, anglezët kanë evituar sallatat nëse kanë dashur të kenë fëmijë. Tek “Fjalori për besëtytni nga Oxford“ sygjerohet që kjo ndodh ngaqë lulelakra cilësohet bimë “sterile”, dhe është menduar që veçoritë e bimëve do të përcillen edhe tek njerëzit.
3. Mos hani çamçakëz natën
Harry Oliver, autor i “Black Cats” dhe “Four Leaf Clovers”, tregon që turqit besojnë që nëse përtypni çamçakëz gjatë natës, në fakt jeni duke e përtypur mishin e të vdekurve.
Dorëzat janë të lidhura me shumë besëtytni që datojnë nga koha e mesjetës, kur kalorësit kanë bartur një dorezë të femrës në helmetat e tyre. Eshtë gjithashtu fat i keq nëse rrëzoni një dorëz dhe e merrni vetë.
5. Dhitë
Dhitë janë të lidhura me pangopësinë, epshin dhe djallin për qindra vjet, dhe gjithashtu besohet që absorbon çdo të keqe dhe dëmet që keni përreth. Besohet që dhitë sjellin fat.
6. Qetësia e pakëndshme do të thotë që një engjëll është afër
Kjo ndërlidhet me thënien e Dylan Thomas, “një mori engjuj janë duke parakaluar… çfarë qetësie!”
7. Hani rrush në mesnatë për fat të mirë
Në natën e ndërrimit të moteve në Spanjë, në orën 12:00, njerëzit hanë 12 kokrra rrushi për 12 muaj fat të mirë.
8. Shkoni në spital të mërkurën
Sipas gojdhënave dita e mërkurë është më e mira për të shkuar në spital, dita e hënë më e mira për të dalë nga spitali, ndërsa dita e shtunë më e keqja.
9. Nëse një zog bën jashtëqitjen mbi shtëpinë tuaj, do të bëheni të pasur
Në Rusi, nëse një zog bën jashtëqitjen mbi ty, mbi veturën apo shtëpinë tuaj, është fat dhe ju sjell pasuri. Sa më shumë zogj aq më i pasur do të jeni.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.