Një histori frymëzuese familjare po shkruhet këtë fundjavë në Universitetin TCU, ku një nënë dhe djali i saj do të diplomohen së bashku, pikërisht në Ditën e Nënës.
Brandi Fields, kandidate për MBA, dhe djali i saj Kyle Fields, i cili po merr diplomën master në arte liberale, do të kalojnë në skenë për të marrë diplomat e tyre në të njëjtën ditë.
Dyshja thonë se netët e gjata duke studiuar bashkë jo vetëm që i sollën më afër diplomimit, por edhe e forcuan lidhjen e tyre si nënë e bir.
Familja Fields u zhvendos nga Kalifornia në Fort Worth, kryesisht për arsye të arsimit dhe qasjes më të lehtë në kampusin e TCU-së, raporton FOX4, transmeton Klankosova.tv.
Brandi dhe bashkëshorti i saj, një ish-oficer i LAPD, vendosën të ndërrojnë jetën në mënyrë që të përkrahin rrugëtimin akademik të familjes së tyre.
Kyle u tërhoq nga kampusi i TCU-së që në vizitën e parë dhe, ndonëse vizitoi edhe universitete të tjera, asnjë nuk e la mbresën që i dha Fort Worth.
Ai përfundoi studimet universitare për tre vjet dhe aktualisht punon si ndihmës pasuniversitar dhe menaxher i pajisjeve sportive në shkollë.
Për Brandi dhe Kyle, kjo fundjavë nuk është vetëm një arritje akademike, por një përvojë që simbolizon dashurinë, përkushtimin dhe fuqinë e familjes.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.