Pasi i kishte kaluar 82 vjet duke mos e ditur se çfarë i kishte ndodhur të bijës së saj e cila ishte marrë nën përkujdesjen e autoriteteve njujorkeze, një nënë është bashkuar me fëmijën e saj të parë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Lena Pierce 96 tani 96 vjeçare, i kishte vetëm 14 vjet kur e kishte sjellë në jetë vajzën e saj Eva May në një spital në Utica në Amerikë. Ajo ishte kujdesur vetëm 6-të muaj për vajzën e saj, e cila më pas iu mor nga shteti sepse Lena nuk e kishte moshën e duhur për të pasur fëmijë.
Eva May është adoptuar nga një familje dhe emri i saj është ndryshuar në Betty Morrell. Eva u rrit në Long Island si fëmija i vetëm i familjes e cila e adoptoi.
Pasi që prindërit adoptues ndërruan jetë kur ajo ishte 21 vjeçare, ajo e kishte kërkuar nënën e saj biologjike për 50 vjet, për ta takuar muajin e kaluar në New York.
“Nuk jam më vetëm”, ka thënë Morrell që tani është 82 vjeçare. “Kam gjetur nënën time, motrat dhe vëllezërit. Është diçka sureale që të bashkohemi përsëri pas tërë kësaj kohe”.
Pierce e cila tani është edhe stërgjyshe, thotë se nuk ka ditë që nuk i ka shkuar ndërmend për vajzën e saj e cila iu morr nga shteti në vitin 1933.
Që nga ajo kohë, Pierce është martuar 2 herë dhe është nëna e shtatë fëmijëve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.