662 persona të veshur si Charlie Chaplin janë tubuar në Zvicër.
Qëllimi i tyre ishte të shënonin një rekord botëror për numrin më të madh të njerëzve të veshur si ky personazh në të njëjtin vend.
E organizuar dhe zhvilluar te Muzeu i vetëm në botë që i dedikohet artistit, shfaqja shënoi 128-vjetorin e Charlie Chaplin, e gjithashtu vitin e parë të muzeut.
Për një biletë prej 14 eurosh, pjesëmarrësve iu dhanë mustaqe, një shkop e një kapelë, për t’i ndihmuar ata të dukeshin si Chaplin, raportojnë mediat e huaja, përcjellë Klan Kosova.
Pjesëmarrësit, kryesisht familje, morën pjesë në shfaqje për të festuar Pashkët e për t’i bërë homazh Charlie Chaplinit dhe vlerave të tij humanitare.
Një vit pas hapjes së muzeut, gati 300 mijë vetë e kanë vizituar atë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.