Çfarë do të bënit kur në konton tuaj në vend të pagës së vogël, keni një shumë marramendëse parash?
Një burrë britanik, tani është në telashe për shkak gabimisht ishte paguar me 51,512 euro pagë në vend të 517, dhe që të gjitha i ka harxhuar në kokainë dhe bixhoz.
Oh, dhe po ashtu në një makinë, një zinxhir prej ari dhe shumë vodka.
43 vjeçari Steven Burke, kishte pranuar gabimisht paratë në llogarinë e tij nga drejtori i një kompanie ndërtimesh për të cilën ai kishte punuar.
“Ai i ka shpenzuar paratë në një makinë, cigare elektronike, dhoma hoteli, rroba të shtrenjta kokainë dhe vodka, e po ashtu edhe në bixhoz online. Në total, ai ka harxhuar 28,000 funte dhe 15,000 të tjera nuk ka arritur t’i shpenzojë”, ka thënë gjyqtari i rastit Katy Varlow, transmeton Klan Kosova.
Burke është arrestuar nga policia pasi që kompania ia kishte kërkuar paratë e ky nuk i kishte kthyer dhe po ashtu, akuzohet që nuk ka lajmëruar se i ka marrë paratë gabimisht.
Dënimi për të do të jepet me 25 korrik dhe ai mund të merr deri në 10 vjet burgim nëse nuk i kthen paratë që i ka harxhuar.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.