Një incident ka ndodhur në New York, dhe është kapur nga kamera.
Aty shihet se si një njeri është duke luftuar me dy pitbullë, transmeton Klan Kosova.
Më pas për ta ndihmuar vijnë edhe shumë persona që mundohen t’i largojnë qentë, por kjo në fillim duket e pamundur.
Qentë nuk e sulmojnë asnjë person tjetër por me doemos mundohen që ta kapin “gjahun e tyre”.
Pasi largohen qentë, mund të shihet personi që u sulmua i shtrirë në tokë e i mbuluar me gjak.
https://www.youtube.com/watch?v=EnPar1pEJUw
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.