Lajmet e fundit

Tragjikisht, i sapolinduri këmbët e të cilit ishin të ngjitura dhe i përngjanin krijesës mitike, ka jetuar vetëm për 10 minuta.
Nëna 22 vjeçare e bebes është nga India dhe e ka lindur foshnjën të premten.
Doktoresha Vandana Arya e cila është gjinekologe, e cila ka ndihmuar në lindjen e bebes, ka thënë se kurrë në jetë s’kishte parë diçka të tillë.
“Kemi parë çrregullime kongjenitale e deformitete të tjera te fëmijët e sapolindur, mirëpo ky është një rast tejet i rrallë. Foshnja është e lindur me trupin sikurse peshk, gjë që e bën këtë rast edhe më unik”.
Ky sindrom quhet sirenomelia dhe të tilla raste ka pasur edhe herë të tjera, Tiffany Yorks ishte vajza e lindur në vitin 1988 dhe para se t’i mbushte 1 vjet ajo i ishte nënshtruar operacionit për ndarjen e këmbëve, mirëpo kur i ka mbushur 27 vjet ajo ka vdekur.
