Familja The Underhals këto ditë e ka festuar lindjen e vajzës së parë pas 101 vjetësh.
Në këtë familje nuk ka lindur foshnja e gjinisë femërore për plot një shekull, dhe kur kjo ndodhi ata nuk kanë mundur t’i besonin syve të tyre.
Ashton Underdahl dhe bashkëshorti i saj Scott e kanë mirëpritur vajzën e tyre Auerelia me 12 prill në Post Falls, Idaho, e para në familje që nga viti 1914. Ajo vjen si motër e vogël për djalin e tyre dy vjeçar Archer.
“Unë mendërisht nuk isha e përgatitur për vajzë”, tha Ashton. “Jemi mësuar të kemi të bëjmë vetëm me djem dhe kjo na është ngulitur në kohë tash e sa kohë”, transmeton Klan Kosova.
“Por ka shumë gjëra me të cilat më duhet të mësohem. Me ngjyrën rozë, gërshetat dhe gjëra të tjera të ngjashme të cilët pëlqejnë vajzat.
Edhe pse kjo histori mashkullore e familjes ishte e qartë, ata nuk e kishin idenë se sa gjatë kishte kaluar që kur vajzat kanë ndaluar së linduri aty, por kur vjehrri i Ashton filloi të hulumtojë pak më thellë zbuloi pritjen e gjatë shekullore.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.