Një bandë pedofilësh janë burgosur për një total prej 78 vjetësh.
Dënimi ka ardhur pasi që gjykata e ka provuar se një grup prej 7 burrash janë përgjegjës për përdhunimin e një bebeje dhe për abuzimin me dy djem të vegjël, abuzim që ka ndodhur në internet, raporton gazeta Metro, transmeton Klan Kosova.
Ky grup pedofilësh kishin vozitur për qindra milje për të pasur qasje te fëmijët të cilët më pas ishin dhunuar seksualisht ose ishin abuzuar.
Robin Hollyson 31 vjeçar, i cili edhe kishte bërë një video duke abuzuar me beben, është dënuar me 24 vjet burg.
Christopher Knight 35 vjeçar nga Manchester-i, është burgosurpër 18 vjet, ndërsa të tjerët me nga 4 dhe 2 vjet burgim.
Gjyqtari Julian Lambert, prokuror i rastit, ka thënë se imazhet që ai kishte parë në njërin nga kompjuterët e të dënuarve, kishin qenë nga me të tmerrshmet që kishte parë në 11 vjet karrierë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.