Parkimi ku deri para pak kohësh ishte komuna, mund të behët veç edhe për pak ditë.
Godina e ekzekutivit të Lipjanit u rrëzua rishtazi për t'i lënë vend ndërtimit të parkingut nëntokësor 1.17 hektarësh që pritet të nisë kah fund i shtatorit. Projekti është goxha ambicioz sipas kryetarit të komunës Imri Ahmeti pasi i njëjti përmban park, gjelbrim, shesh dhe nënkalim.
Njëfarë zvarritje e shkaktoi objekti i Gjendjes Civile i Ministrisë së Brendshme, që s'u largua me kohë, ani se komuna i ofroi dy lokacione alternative, njofton Klan Kosova.
Pritje të tilla kanë edhe lipjanasit, për të cilët ky projekt është jetik. Ndërtimi sa më parë i parkingut është i domodoshëm për ta.
Investimi 6 milionësh është projekt trevjeçar dhe pritet të financohet i tëri nga buxheti vetanak.
https://www.youtube.com/watch?v=ROChQ1njHp4
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.