Lajmet e fundit

Për të gjithë tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen Rumani – Kosovë, vendtakimi për t’u nisur për në stadium, do të jetë në rrugën Major Coravu në Bukuresht, në orën 20:30 – sipas kohës lokale.
“Tifozët do të nisen në mënyrë të koordinuar nën përcjelljen e organeve të rendit deri te stadiumi, teksa ndeshja fillon në orën 21:45 (sipas kohës lokale në Bukuresht) Ky vendtakim është i vlefshëm për të gjithë tifozët, pavarësisht nëse posedojnë bileta për tribunën veriore apo Kategorinë 1”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
FFK-ja tutje u bëri thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga organizatorët dhe autoritetet e rendit, përcjell Klankosova.tv.