Stefan de Vrij shmangu humbjen e tretë radhazi të “Derby della Madonnina” me golin e barazimit të Interit që erdhi në minutat e fundit të ndeshjes.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Milani, përmes mesfushorit holandez, Tijjani Reijnders, i cili gjeti golin në minutën e 45-të të takimit.
Ndërkaq, Ishte Stefan de Vrij që shënoi golin e barazimit në minutën e 93’të të ndeshjes.
Me këtë barazim, Interi arrin kuotën e 51 pikëve, me Milanin që renditet në pozitën e 8 me 35 pikë të grumbulluara.
Ndonëse nuk është një humbje për Milanin, pranimi i një gole në minutat e fundit është zhgënjyese pas humbjes së tyre në mesjavë nga Dinamo Zagrebit.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.