Lajmet e fundit

Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A, është ndërprerë pa kaluar as një çerek ore.
Kjo ndodhi pasi futbollisti i "Violës", Edoardo Bove, ka rënë pa ndjenja në fushë, duke tronditur të gjithë.
Menjëherë ka intervenuar ekipi mjekësor, ku pas ndihmës së parë, futbollisti 22 vjeçar është dërguar me urgjencë drejt spitalit "Careggi", që gjendet afër "Stadio Franchi", ku po zhvillohej ndeshja.
Ende nuk ka informacione të reja rreth gjendjës aktuale shëndetësore të italianit. Poashtu nuk është e qartë nëse ndeshja do të vazhdojë sonte ose jo.