Lajmet e fundit

“Si ish-kryetar i KF Ferizaj, ai dha një kontribut të çmuar në funksionimin dhe forcimin e klubit, veçanërisht në periudha të vështira për futbollin në vend”.Ademi shtoi se Bytyqi ka qenë i përfshirë aktivisht në përpjekjet për ruajtjen dhe zhvillimin e futbollit kosovar gjatë viteve të okupimit, duke lënë pas një trashëgimi të respektuar në historinë e klubit dhe sportit në Ferizaj. Përveç sportit, ai ka qenë i angazhuar edhe në jetën kulturore të qytetit si pjesë e Ansambli Kastriotët, duke kontribuar edhe në fushën e artit dhe kulturës. Në mesazhin e ngushëllimit theksohet se Qamil Bytyqi do të mbahet mend si një njeri me vlera të larta njerëzore dhe shoqërore, ndërsa emri dhe vepra e tij do të mbeten të respektuara nga komuniteti sportiv dhe kulturor.
“Lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, thuhet në fund të mesazhit të presidentit të Federatës.