FC Prishtina ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e rrugëve me mesfushorin Hamdi Namani.
Namani ishte pjesë e bardhekaltërve gjatë pjesës pranverore të sezonit 2024/25, ku zhvilloi 21 paraqitje, duke realizuar 3 gola dhe 1 asistim, transmeton Klankosova.tv.
Në gjysmën e dytë të sezonit 2025/26 ai luajti në formë huazimi te Gjilani. Klubi e ka falënderuar Namanin për kontributin e dhënë me fanellën e Prishtinës, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.