Dy binjake siameze, qe ishin të bashkuara në kokë, me sukses e kanë kaluar operacionin e ndarjes ku punuan 22 doktorë dhe infermiere, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Operacioni që ndau binjaket Tuqa dhe Yakeen Al Khadar, që kishin lindur si siameze është kryer në spitalin e fëmijëve në kryeqytetin e Arabisë Saudite, në Riyadh.
Sipas zëdhënësit të spitalit, operacioni i fundit ishte i katërti dhe ai që e finalizoi ndarjen e vajzave nga Siria.
Mjeku që e ka udhëhequr operacionin Ahmad Al-Furrayan thotë se operacioni mori 10 orë nga 12 sa ishte planifikuar të zgjaste.
Motrat binjake kishin lindur të ngjitura në kokë 4 vjet më parë, duke ndarë të njëjtën kafkë por jo edhe trurin. Një fenomen i tillë ndodhë një herë në 2.5 milionë lindje.
Për shkak se ato ishin të bashkuara në kokë, operacioni ishte njëri ndër rastet më të komplikuara edhe më të vështira sa u përket binjakëve siamezë.
Në Arabinë Saudite që nga viti 1990, janë kryer 37 operacione të ndarjes së binjakëve siamezë nga 18 vende të ndryshme. Pothuajse 30 raste të tjera janë ekzaminuar, mirëpo sipas doktorëve ishte e pamundur të ndaheshin.
Kostoja e operacioneve gjithmonë mbulohet nga qeveria e Arabisë Saudite, si një gjest human.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.