Një 81 vjeçar italian i cili jeton në Angli në qytetin e Newcastle, u përgatit të kthehej në shtëpi në Itali më saktë në kryeqytetin e saj Romë.
Por kësaj here sistemi i navigimit i dështoi në veturën e tij Jaguar, dhe ai nuk arriti në shtëpi por përfundoj në Gjermani në një vend me emër pothuajse të njejtë me vendin e tij Rom, i cili ka vetëm 70 banorë.

Kjo nuk është e tëra, pasi vetura e tij nuk është dhe aq e sigurtë për të sepse duke vozitur ai godet shenjën e komunikacionit dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ai e godet vetën nga dera e veturës së tij dhe rrëzohet.
Një autoambulancë e ka bartuar 81 vjeçarin në spital dhe po trajtohet pas lëndimeve të mara, shkruan Blick.ch përcjellë Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.