Mbrojtësi i majtë i Eintracht Frankfurtit, Nathaniel Brown, është shumë pranë transferimit te Bayern Munich.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, marrëveshja mes palëve është pothuajse e përfunduar dhe zyrtarizimi pritet të bëhet menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës.
22-vjeçari zhvilloi një sezon mbresëlënës me Eintracht Frankfurtin, duke u shndërruar në një nga mbrojtësit e majtë më të kërkuar në Bundesligë. Interesim për të kishin shfaqur edhe klube të tjera të mëdha evropiane, por Bayern Munich ka fituar garën për nënshkrimin e tij.
Klubi bavarez pritet të paguajë rreth 55 milionë euro për kartonin e Brown, i cili shihet si një përforcim i rëndësishëm për krahun e majtë të mbrojtjes në sezonin e ri./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.