NASA konfirmoi se një objekt që u përplas në çatinë e një shtëpie në Florida ishte me të vërtetë mbeturinë e hedhur nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.
Objekti cilindrik u përplas me çatinë e Alejandro Otero-s në Florida të ShBA-së, më 8 mars dhe zhurma e përplasjes u regjistrua nga kamera e sigurisë e pronarit të shtëpisë.
Objekti u mor nga NASA për t'u ekzaminuar dhe agjencia hapësinore tani ka konfirmuar se ishin me të vërtetë mbetjet e një palete ngarkese prej 2.600 kilogramësh baterish të varfëruara të hidridit të nikelit që u hodhën nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor në mars 2021.
"Pajisja pritej të digjej plotësisht gjatë hyrjes në atmosferën e Tokës më 8 mars 2024. Megjithatë, një pjesë e pajisjeve i mbijetoi rihyrjes dhe ra në një shtëpi në Florida", tha NASA në një deklaratë, duke shtuar se do të kryejnë hetim për të "përcaktuar shkakun e mbijetesës së mbeturinave dhe për të përditësuar modelimin dhe analizën, sipas nevojës".
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.