Lajmet e fundit

Napoli ende po e shqyrton mundësinë për të nënshkruar me trajnerin Antonio Conte.
Në anën tjetër, pretendent për nënshkrimin e tij është gjiganti Milan.
Sipas raportimeve për Il Mattinon, napolitanët tashmë po mundohen ta bindin ish-trajnerin e Juventusit dhe Interit.
Këto ditë pritet një takim mes presidentit Aurelio De Laurentiis me Conten pasi ky i fundit i kishte refuzuar dy herë.
Mirëpo, futja e Milanit në garë mund t’i qesë telashe tre herë fituesit të Serie A-së në insistimin për Conten.