Lajmet e fundit

Mats Hummels është zgjedhur lojtari i ndeshjes Borussia Dortmund-Paris Saint-Germain, në kuadër të sfidës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Dortmundi arriti të fitojë në këtë takim me rezultat 1-0 kundrejt parisienëve, duke e mbajtur portën e paprekur.
Patjetër që një kontribut të madh dha Hummels, duke bllokuar sulmuesit e PSG-së.
Ndryshe, golin e vetëm e realizoi Nichlas Fullkrug në minutën e 36-të.
Ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave.