Sallat operative në QKUK po përballen së fundmi edhe me mungesë të materiave shpenzuese bazike të profilit të anestezionit.
Sipas burimeve të Klan Kosovës mungojnë disa madhësi të tubueseve, produkt ky një përdorimësh, paisja që mundëson për t’i mbajtuar të hapura rrugët e frymëmarrjes dhe maskat faciale me balon, të nevojshme këto për opeacion.
Se ka blerë diçka nga to e konfirmon edhe një familjar i një pacienti në Klinikën e Kardiokirurgjisë.
Sinjalizuesit e televizionit kanë bërë me dije se në disa raste, po punojnë duke bërë improvizim të materialeve në mënyrë që pacientët mos t’i blejnë ato.
Në mes tjerash burimet bëjnë me dije se edhe flitrat anti-bakterial që parandalojnë përhapjen e infeksioneve, në salla të operacionit nuk ka.
Një tjetër material i Listës Esenciale, që përdoret për ndërhyje kirurgjike, i njohur si Stapler, nuk është i disponueshëm në klinikën e kirurgjisë abdominale. Sipas pacientëve atë e kanë blerë goxha shtrenjtë, deri në 500 euro.
Gjatë ditës, ekipi i Klan Kosovës ka takuar edhe familjarë të pacientëve që po trajtohen në Mjekimin Intensiv Qendror, ku në baza ditore blejnë albumina, antibiotikë dhe jo vetëm, mungesë ka edhe të morfinës.
Derisa për mungesat tjera që janë adresuar në kuadër të këtij raportimi, Barnatorja Qendrore ka thënë se për disa nga to kanë përfunduar procedurat.
Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=3CMcWwJy4Dc
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.