Lidhja Demokratike e Kosovës sonte e mbajti tubimin e saj të radhës në Pejë, me kandidatin e saj për kryetar edhe për një mandat, Gazmend Muhaxheri.
Para bashkëvendësve, nënkryetari i subjektit më të vjetër në Kosovë shpalosi plane edhe nga oferta e tij për 4 vjeçarin e ardhshëm.
Me atë që pa në qytetin që njihet edhe si Lulja e Dukagjinit, Lumir Abdixhiku u shpreh i bindur se gara në Pejë mbyllet në favor të LDK, qysh më 12 tetor.
Nga Karagaçi, Abdixhiku vazhdoi të thur lavde për prijësin pejan, që siç ky thotë, është model i qeverisjes, e të cilit, sipas kryetarit, nuk ia lanë shenjë ndërskamcat e nivelit qendror.
Ndaj për ta bërë edhe më të lehtë zhvillimin e Pejës, kryetari i LDK-së bëri thirrje të votohet edhe lista për asamble e numrit 113. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=9uljnzXT72M
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.