Besiktas ka kaluar në epërsi ndaj Ankargucus, në kuadër të Superligës së Turqisë.
Golin e ka shënuar sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, në minutën e 18, me një goditje të bukur jashtë 16-metershit.
Për Muçin ky është goli i tretë për Besiktasin në kampionatin turk.
Takimi po zhvillohet në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Turqisë në futboll.