Kombëtarja e Kosovës ka pësuar një tjetër disfatë në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2029”, duke u mposhtur nga Shqipëria në një ndeshje ku humbi edhe shanset për kualifikim në raundin e dytë.
Në përballjen e zhvilluar të enjten mbrëma në palestrën thuajse të zbrazët “Sezai Surroi” në Prizren, Kosova u mposht me rezultat 89-82 nga Shqipëria.
Me këtë humbje, përfaqësuesja e Kosovës ka humbur edhe gjasat për të avancuar më tej në garën kualifikuese, duke mbetur me vetëm një ndeshje të mbetur në Grupin C.
Ndeshjen e fundit, Kosova do ta zhvillojë më 5 korrik në udhëtim ndaj Sllovakisë.
https://klankosova.tv/kosova-nje-pike-epersi-ndaj-shqiperise/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.