Lajmet e fundit

Thiago Motta është zyrtarizuar në postin e trajnerit te klubi italian, Juventus.
Kështu ka bërë të ditur “Zonja e Vjetër”, me anë të një komunikate të lëshuar për media.
Motta ka nënshkruar kontratë trevjeçare deri në verën e vitit 2027.
“Jam i lumtur që filloj këtë kapitull të ri në një klub të lartë si Juventusi, faleminderit për besimin e tyre dhe mund të garantoj se do të jap maksimumin për t'i bërë krenarë tifozët e Juventusit”, ka thënë Motta.
Përndryshe, Juventusi mbeti pa trajner pasi i ndau rrugët me Massimiliano Allegrin.