Javën që po e lëmë pas, dy gra nga Detroit festuan 100 vjetorin e lindjes së tyre.
“Krejt çka mund të them është se është bekim të jesh këtu si 100 vjeçare”, tha Doris Ward, raporton “fox17online”, transmeton Klankosova.tv.
Ward po e feston një shekull jetë bashkë me motrën e saj binjake, Loris Pryor.
“Të jetosh kaq gjatë, kurrë s’e kam menduar se mund të ndodhë apo të mos ndodhë. S’e kam menduar fare”, tha Pryor.
Dyshja festoi gjatë fundjavës me një ndejë ditëlindjeje që mblodhi gjithë familjen dhe miqtë. Ward tha se kjo ndejë ishte edhe një bekim në vete.
[caption id="attachment_2347518" align="alignnone" width="640"]

Dy gra nga Detroit festuan 100 vjetorin e lindjes së tyre[/caption]
“Zoti i madh na ka bekuar të gjithëve... të shohim familjen dhe ky është bekim”, tha ajo.
Në total, dy motrat kanë nëntë fëmijë dhe kanë përjetuar disa gjenerata nipash e stërnipash.
Binjaket thonë se gjëja më e preferuar që ato kanë bërë bashkë gjithë jetën është vallëzimi.
Ndonëse në 100 vjetorin e tyre të lindjes nuk mundën të ngriheshin e të vallëzonin, ato sërish i lëviznin këmbët dhe lëviznin trupin nën ritmet e muzikës.
“Jeta është shumë e çmuar, përndryshe nuk do të isha këtu”, tha Pryor. “E çmoj që po jetoj kaq gjatë”. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.