05.07.2015 · përditësuar para 4024 dite1 min lexim
Katie Bowden dhe Amy Meredith-Davies, janë motra binjake.
Ato kanë bërë gjithçka bashkë gjatë gjithë jetës së tyre – por motrat, asnjëherë nuk e kanë menduar se të dyja do të lindnin fëmijë në të njëjtën ditë, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Ajo çfarë e bën këtë rast edhe më special, është se Katie dhe Ami i lindën bebet vetëm disa orë para se t’i mbushnin 30 vjet.
Kjo familje është e mësuar me gjërat të cilat u ndodhin në të njëjtën kohë, prandaj edhe lindja e bebeve në të njëjtën ditë nuk është diçka e jashtëzakonshme për ta.
“Ne kemi bërë gjithçka bashkë dhe në të njëjtën kohë”, ka thënë Amy, e cila është punëtore sociale.
“Familja jonë është e mësuar për një gjë të tillë. Ne jemi martuar për një vit, Katie u martua në qershor 2012, ndërsa unë në Gusht 2013”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.