Me 6 janar 1999, 12 vjeçari, Curtis Jones dhe 13 vjeçarja, Catherine Jones kanë kryer një krim duke vrarë të dashurën e babait të tyre me armën e babait në Florida.
Të dy janë liruar nga burgimi pasi qëndruan 16 vite prapa grilave.
Sipas raporteve policore, ata vranë të dashurën e babait pasi ishin xhelozë sepse i ati i paralajmëroi se së shpejti do të martohej me të.
Por, janë edhe disa raporte të tjera sipas të cilave, të dy fëmijët e familjes Jones kane qenë të abuzuar seksualisht nga një anëtar tjetër i familjes dhe ata po planifikonin që ta vrisnin atë, të dashurën e babait dhe babain e tyre pasi këta dy të fundit nuk po ju besonin për telashet e tyre, shkruan Florida Today, transmeton Klan Kosova.
Të dy u akuzuan dhe dënuan për vrasje të shkallës së dytë duke marrë dënimin prej 18 muajve.
Catherine Jones në një intervistë për USA Today në vitin 2009 tha se nuk është pishman se e ka kryer këtë krim pasi ishte mënyra e vetme të largohej nga abuzimi.
“Në një pikë isha e lumtur që isha larg atij tmerri. E di që tingëllon keq por isha të paktën e sigurt” tha ajo.
Ata të dy janë liruar pa e përfunduar dënimin prej 18 viteve me kusht që të kenë sjellje të mirë.
“Unë po lirohem në një ambient të panjohur për mua. Unë nuk e kam përjetuar asnjëherë të dërgojë një mesazh në telefon, nuk kam vozitur asnjëherë veturë. Nuk di shumë gjëra, kam shumë frikë për të ardhmen time” tha ajo, transmeton Klan Kosova.
“Nuk di të mbushë një aplikacion për punësim, të menaxhojë të hollat, të punojë, të shkruaj mesazhe telefonike, të shkoj në intervistë pune e tjera. Po e lë burgun si 30 vjeçare por realisht jam akoma 13 vjeçare” përfundoi Jones.
Tash ata duken kështu:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.