Bashkimi Evropian ka njoftuar heqjen e pjesshme të masave ndëshkuese që iu vendosën Kosovës për dy vjet e gjysmë. Bëhet fjalë për disa projekte të investimeve dhe grante.
Kjo derisa Unioni bëri me dije lëshimin e 181 milionë euro financim shtesë si pjesë e Instrumentit të Para-anëtarësimit, krahas 882 milionë eurove të zotuara sipas Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Por, këto fonde nuk mund të shfrytëzohen pa institucione funksionale, raporton Klan Kosova.
Shefi në detyrë i ekzekutivit nuk qe gati të mërkurën të hedh më shumë dritë mbi këtë temë.
Vendi që Kurti ia drejton qeverinë, nga qershori i 2023-ës po përballet me ndëshkime, pas tensioneve në katër komunat veriore me shumicë serbe, kur kryetarët shqiptarë morën drejtimin e tyre.
Ish-diplomati Albert Prenkaj beson se krejt kjo ndodhi shkaku i veprimeve kokë më vete të kabinetit qeveritar.
Pro masave konsiderohet se ndikoi edhe hatërimi i aleatëve ndërkombëtarë me Kurtin që atëkohë u shtua edhe me veprimet kundrejt tabelave KM.
Si i pari i qeverisë, lideri i Vetëvendosjes dhe vartësit e tij, kritikohen se nuk kanë bërë mjaftueshëm që Unioni të vihet më herët në veprim.
Që nga viti 2023, shoqatat ekonomike ngritën shqetësimin se ketë kohë u dëmtuan bizneset duke u kufizuar eksporti drejt Evropës.
Vetë Kurti pranoi rishtas se në mungesë të institucioneve, Kosova tashmë i ka të humbura 80 milionë, si 10 % të 800 milionëshit nga plani i rritjes.
https://www.youtube.com/watch?v=q6iG_dCRBUU
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.