Udhëheqës të 47 vendeve u mblodhën për herë të shtatë, në kuadër të Komunitetit Politik Evropian.
Në Kopenhagë, ku u mbajt ky takim i rëndësishëm, nuk mungoi as presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ua konfirmoi edhe njëherë të gjithëve se shteti që përfaqëson ka orientim të plotë euroatlantik, madje me 97 për qind të mbështetjes popullore — përjashto serbët — pro hyrjes në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Osmani ftoi liderët evropianë që të tregojnë qëndrueshmëri në përballje me agresorët e diktatorët.
Këto dy epitete, ajo tha se i kanë presidenti rus, Vladimir Putin, dhe aleati i tij serb, Aleksandar Vuçiq. Për këtë të fundit, e para e shtetit tonë tha se është 'Putin i vogël'. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=9f4vx4ibSdE
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.