Momenti kur një qen i thotë lamtumirë pronarit të tij, është filmuar dhe ka arritur miliona klikime nëpër rrjete sociale.
Ryan Jessen, nga Kalifornia ishte shtrirë në spital muajin e kaluar pasi mendohej që kishte migrenë mirëpo doli të ishte hemorragji në tru, transmeton Klan Kosova.
Meqë miqtë dhe e gjitha familja po i qëndronte afër, stafi i spitali e lejoi edhe qenin e tij, Mollie, që të ishte afër Jessen në momentet e fundit të jetës.
“Spitali bërë gjënë më të mirë ndaj neve, ata e lejuan qenin e vëllait tim në mënyrë që t’i thoshte lamtumirë, në mënyrë që qeni të dinte se pse më ai nuk po kthehej në shtëpi. Nëse do e njihnit vëllain tim, do e dinit se sa shumë e donte qenin”, ka shkruar motra e të ndjerit në Facebook.
https://www.youtube.com/watch?v=FPgD3-h6b4g
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.