24.07.2015 · përditësuar para 4003 dite1 min lexim
Ky është momenti shokues kur një tren 10,000 tonësh e ka goditur një limuzinë e cila kishte ngecur në shinat e trenit.
Një fotograf ka arritur që të realizojë një video në momentin kur ky tren me lëvizje të shpejtë është përplasur me veturën.
Disa tinejgjerë të cilët po e festonin ditëlindjen e një miku, kanë qenë në veturë në Indiana në Amerikë kur ka ngecur në shina.
Ata kanë arritur të dalin jashtë dhe me njërën nga rrobat e tyre kanë provuar ta paralajmërojnë trenin se limuzina është para tij.
Fatmirësisht askush nuk ka mbetur i lënduar nga ky incident.
http://www.dailymotion.com/video/x2z3npb_watch-10-000-tonne-freight-train-smash-into-stretch-limo-hired-for-teen-birthday_news
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.