Një motoçiklist përqafoi një vozitëse që gati u përplas me të me veturën e saj të bardhë Hyundai.
Vozitësi i motoçikletës filmoi momentin kur përqafoi gruan e vjetër pasi që ishin gati për t’u përplasur në Newcastle të Anglisë.
Momente më herët mund të shihet momenti kur këta dy pothuajse përplasen me makinat e tyre por motoçiklisti nuk synoi ta fajësonte askënd, ndonëse pati një argument të vogël për shpejtësinë me të cilën po shkonte.
Ai tha se njerëzit nuk duhet ta luajnë lojën e vënies së fajit dhe se duhet ta mbajnë situatën të qetë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.