Një leopard i cili kishte rënë në një pusetë, është shpëtuar nga banorët e një fshati në Indi.
Kafsha e rrallë, kishte rënë në pusetën 18 metërshe të gjatë dhe ishte në rrezik për jetën . Mirëpo në ndihmë i kanë ardhur fshatarët, të cilët kanë bërë çmos për ta shpëtuar leopardin 3 vjeçar.
Ata i fusin një kuti në pus, duke ia mundësuar leopardit të hipë në të dhe ta ngrisin lartë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.