Një moderator nga Tunizia, ka shkaktuar zemërim përgjatë gjithë Afrikës Veriore pasi i tha një viktime të përdhunimit që ajo duhet të martohet me përdhunuesin e saj për ta mbyllur këtë çështje.
Ala Chebbi, është prezantues i Andi Mankolek (kam diçka për të të thënë), që e ka intervistuar një grua të quajtur, Hajar.
Ajo ka thënë në intervistë që është përdhunuar nga tre anëtarët e familjes së saj që nga mosha 14 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Tani ajo është në muajin e tetë të shtatzënisë, dhe është përzënë nga shtëpia e familjes së saj në momentin kur ngeli shtatzënë me një nga abuzuesit.
Babai i saj që ishte në program, atëherë prezantuesi i tha atij se kushdo që e ka përdhunuar duhet që të martohet me të, për ta mbyllur këtë çështje.
Kur u pyet se cili nga abuzuesit e saj, mendon që është babai i fëmijës, Hajar tha që nuk e di me siguri por dyshon që është vëllai i njerkës së saj.
Më pas moderatori i tha që më mirë është që të martohet me të, deklarim që ka ngritur shumë pakënaqësi. Mijëra komentues kanë shprehur mllefin e tyre në rrejte sociale dhe shumica kanë shkruar “Ai tha martohu me përdhunuesin. Ne i themi, shihemi në gjyq”.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.