Me belin e saj tepër të ngushtë, gjoksin e fryrë dhe fytyrën si të një kukulle, ajo duket sikur sapo ka dalë nga ndonjë film vizatimor.
Por 25 vjeçarja Pixee Fox, është tërësisht qenie e gjallë, gruaja që merr frymë dhe e cila ka shpenzuar më shumë se 119.200 dollarë në procedura të operacioneve plastike që ta arrijë këtë pamje, transmeton Klan Kosova.
Më tronditëse është se ish elektricistja nga Suedia i ka hequr gjashtë nga brinjët e saj të poshtëm në përpjekje për të tkurrur belin në një rekord prej 14 inçësh.
“Njerëzit shpesh vijnë tek unë dhe më thonë: “Mos më keqkupto, por dukesh si e dalë nga filmat vizatimorë”, thotë ajo. “Por për mua kjo është një kompliment, meqë kjo është ajo që unë dua ta arrij”, shtoi ajo.
Pixee thotë se është inspiruar nga personazhet si Jessica Rabbit, Aurora nga Bukuroshja e Fjetur dhe Holli Would nga Cool World.
Ajo i ka 70.000 ndjekës në Instagram dhe insiston se është një model i mirë për ta.
“Ato figura të filmave vizatimorë përfaqësojnë idealin e trupit femëror. Dua ta kem belin e hollë, të pasmet, gjoksin e madh, sy të mëdhenj dhe një fytyrë shumë të bukur. Heqja e brinjëve ishte edhe një hap para në arritjen e këtij ideali”, ka sqaruar ajo.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.