30.04.2016 · përditësuar para 3720 dite1 min lexim
Në qoftë se keni pasur dyshime nëse stili nuk njeh moshë, shikojeni Bo Gilbert, modelen e parë 100 vjeçare në Vogue.
Modelja nga Birmingham është zgjedhur të shënoj 100 vjetorin e magazinës, në kampanjën e re të Harvey Nichols, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Bo paraqitet në filmin e shkurtër, ku flet për dukjet e saj përgjatë 100 viteve dhe tregon për ikonën e stilit njëkohësisht të preferuarën e saj, aktoren Audrey Hepburn. Ajo gjithashtu do të paraqitet në Vogue Magazine, në numrin e qershorit.
“Më pëlqen të bëj gjera që shumë persona të moshës sime nuk i bëjnë. Kam dëshirë që gjithmonë të dukem bukur edhe në qofte se nuk dal jashtë shtëpisë. Unë vishem për vete, dhe definitivisht jo për meshkujt” ka thene Bo Gilbert.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.