Qytetarët e komunës së Klinës për dy ditë radhazi kanë pasur mundësinë e kontrollimit te ekipet mjekësore amerikane të cilat kanë qëndruar në QKMF-në e këtij qyteti.
Rreth 300 pacientë në ditë kanë marrë trajtim falas në disa fusha, derisa kjo u bë e mundur përmes bashkëpunimit mes “Operacionit Shpresë e Ripërtërirë” nga ShBA-ja, Komunës së Klinës dhe Kishës Protestante Ungjillore “Rilindja e Klinës”, raporton Klan Kosova.
Përveç kontrolleve, pacientët kanë marrë edhe syze falas e po ashtu edhe barna.
Sipas drejtueseve të QKMF-së, nga amerikanët kanë marrë premtime se në rast se te dikush vërehet diagnozë e veçantë, do tentohet që t’i mundësohet trajtimi edhe në ShBA.
Gjatë së enjtes, ekipet do qëndrojnë në Gjakovë.
https://www.youtube.com/watch?v=1ZZIzbPesAQ
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.