Lajmet e fundit

"Kam vendosur të vazhdoj aventurën time te Fukushima United. Do të vazhdoj të digjem nga pasioni për të dhënë gjithçka në stërvitjen e përditshme për të ndihmuar klubin të luftojë për ngjitje në divizionin e dytë", njoftoi Miura.Miura bëri paraqitjen e tij të fundit në fillim të këtij muaji në moshën 59 vjeç, tre muajsh dhe 12 ditësh, duke e zgjeruar më tej rekordin e tij si futbollisti më i vjetër profesionist. Japonezi e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 1986 me klubin brazilian Santos, ku kishte mbërritur katër vjet më parë si 15-vjeçar me qëllimin për t'u bërë futbollist. Miura gjithashtu bëri 89 paraqitje dhe shënoi 55 gola për ekipin kombëtar japonez, por kurrë nuk luajti në një Kupë Bote.