Miss Islanda, ka dhënë dorëheqje nga një garë ndërkombëtare bukurie pasi organizatorët i kishin thënë që të humbiste peshë.
Arna Yr Jondsdottir, ka treguar se pse ka hequr dorë nga Miss Grand International që mbahet në Las Vegas, transmeton Klan Kosova.
Ajo u ka shkruar atyre një letër “lamtumirëse” në Instagram.
“Jam një grua shumë e fortë, por ndonjëherë edhe forca ima nuk mjafton. Stafi juaj më tha se duhet të humbas peshë për finale pasi jam e shëndosh. Ata më thanë që të humbisja peshë që tu pëlqeja më shumë. Unë vendosa të largohesha. Kam qenë Miss Ëorld Islanda, u rendita e 14 pas një interviste për Miss Ëorld, kam fituar një tjetër garë dhe me gjithë kualitetet e mija dhe pasionin tim kam ardhur në garën e juaj. Katër ditë përpara finales, ata më thanë që jam shumë e shëndoshë. Nëse dikush më thotë që jam shumë e shëndosh, atëherë ata nuk më meritojnë. E kjo është arsyeja pse unë u largova. Miss Grand International nuk e meriton fytyrën, trupin, personalitetin apo zemrën time. Shpresoj shumë që organizatorët do i hapin sytë pasi është viti 2016 dhe nëse po e mbani një garë bukurie ndërkombëtare atëherë duhet ta shihni bukurinë ndërkombëtare. Në vendin tim, format e trupit tim janë perfekte”, ka thënë bukuroshja.
Mbretëresha e bukurisë madje ka qenë edhe pjesë e ekipit kombëtar të Islandës në atletikë.
https://www.instagram.com/p/BL58hwkjU_F/?taken-by=arnayr
https://www.instagram.com/p/BLzXFENjYkM/?taken-by=arnayr
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.