Lajmet e fundit

Përfaqësuesi i kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës dhe anëtari i Sharjah nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Miralem Pjanic i ka dhënë lamtumirën fanellës kombëtare pas 16 vitesh, transmeton Klankosova.tv
Lajmin e ka bërë të ditur vet Pjanic përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Ai shkroi se pensionimi nga Kombëtarja ishte vendim shumë i vështirë për të, duke shtuar se i uron ekipit kombëtar suksese.
“Pas 16 vitesh me Bosnjën dhe Hercegovinën time, ka ardhur momenti të them se ka mbaruar. Ky është padyshim një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marr, por me krenari të madhe dhe kënaqësi të vërtetë them – mjaft. I uroj ekipit kombëtar gjithë të mirat në të ardhmen që jeni një shembull për mua.Të dua Bosnja ime”, ka shkruar Pjanië në një postim në Instagram, transmeton Klankosova.tv
Pjanic ka luajtur 115 ndeshje me fanellën e Bosnjë – Hercegovinës.