Ndonjëherë miqësia e kalon edhe armiqësinë më të egër.
Ashtu ka ndodhur me ariun e zi, luanin si dhe tigrin që jetojnë të tre në harmoni të plotë, transmeton Klan Kosova.
Ariu Baloo, Luani Leo si dhe tigri Shere Khan kanë 15 vjet që jetojnë paqësisht në strehimoren e kafshëve, Noah’s Ark në Gjerogji.
Treshja që përndyrshe njihet si BLT, u shpëtuan në vitin 2001 nga bodrumi i një shtëpie në Atlanta gjatë një kontrolli për drogë nga policia. Ata ishin mbajtur në kushte shumë të këqija dhe Baloo pasi u shpëtua nga aty i’u nënshtrua një operacioni.
Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që tresha kanë qëndruar të ndarë nga njëri – tjetri pasi që çdo ditë nga ajo ditë ata janë shumë të lumtur së bashku.
https://www.youtube.com/watch?v=fWviAjowmmc
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.