Ministrja Rozeta Hajdari, në konferencën e thirrur pas aksionit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka deklaruar se nuk sheh arsye që të japë dorëheqje.
Sipas saj, nuk ka pasur keqpërdorime e as shkelje të ligjeve në çështjen e rezervave shtetërore, për çka i shfajëson zyrtarët duke thënë se nuk ka dyshime në ta, teksa për afaristin Ridvan Muharremi, që u ndalua për 48 orë njësoj si vartësit e saj, Hajdari nuk ka informacion që i njëjti është në ndonjë kontratë që lidhet me rezervat, meqë të njëjtën thotë se e ka nënshkruar vet dhe pohon të mos e ketë parë emrin e tij diku, raporton Klan Kosova.
Për më tepër, e para e MINT thotë se organet e rendit kanë rënë ndesh me ligjin kur morën dokumentet gjatë bastisjes, meqë ato janë të klasifikuara si sekrete shtetërore e zyrtarët e hetuesisë nuk kanë paraqitur certifikatë.
Ministrja, gjatë deklarimit pranon se pagesat për produktet janë bërë me avans, dhe vonesa ka pasur në 3% për çka thotë se është e njoftuar avokatura.
Por se çka përmban kjo përqindje, cilat produkte e në çfarë sasie, Hajdari nuk u përgjigj.
Drejtuesja e MINT thotë se nuk ndihet përgjegjëse për këto zhvillime, përkundrazi, krenare që sipas pretendimeve të saj e ka siguruar popullin në kohë krizash.
https://www.youtube.com/watch?v=i9F3QunX-vk
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.