Një biznesmen italian mendonte që gruaja e tij modele është kidnapuar, por e kuptoi të vërtetën përmes Instagramit.
Gianluca Cervara, e kishte kontaktuar policinë se ish Miss Ukraina pra gruaja e tij, Anna Zaiachkivska është rrëmbyer, transmeton Klan Kosova.
Por më pas duke hulumtuar në Instagram ai e kuptoi që gruaja e tij është në pushime në hotel me pesë yje me një burrë tjetër.
Miliarderi e ka paditur tani Zaichkivska për prishjen e marrëveshjes së tyre paramartesore dhe vjedhjen e telefonit celular nga shtëpia e tij me vlerë prej 5 mijë eurosh.
“Burri juaj në Milano dhe prindërit të thonë faleminderit që je me një burrë tjetër në New York”, ka shkruar Cervara në fotografinë e gruas së tij.
Por ish misi është shprehur se ka ikur për në New York pasi që burri i saj e kishte rrahur dhe është shprehur se ajo po jetonte në “një kafaz të artë”.
24 vjeçarja ka thënë se ishte zemëruar shumë që Cervara nuk i kishte kushtuar vëmendje asaj kur ishte e sëmurë për një javë të tërë.
“Kur më rrahu për herë të parë unë ika tek shtëpia e prindërve të mi, por nuk i tregova se çfarë kishte ndodhur. Ai erdhi tek unë dhe unë vendosa të ia jap edhe një mundësi, por gjatë një debati ai më goditi sërish dhe më nuk mund të duroja”, the Zaiachkivska.
https://www.instagram.com/p/BAuhFo0MfBW/?taken-by=gianlucacervara
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.